UEFA e dënon Serbinë për provokimet ndaj Kosovës

UEFA e dënon Serbinë për provokimet ndaj Kosovës

Sport June 19, 2024 - 23:07

Shtëpia e futbollit europian, UEFA e ka dënuar Serbinë me një shumë prej 10 mijë eurosh.

Arsyeja e këtij dënimi është shpalosja e mesazheve provokative ndaj Kosovës në ndeshjen ndaj Anglisë në “EURO 2024”, të cilat nga UEFA u cilësuan si të papërshtatshme për një ngjarje sportive.

Edhe një dënim tjetër ka ardhë në adresë të Federatës së Futbollit të Serbisë, për shkak të hudhjeve të gjësendeve gjatë ndeshjes ndaj Anglisë.

Për këtë gjest të tifozëve të saj, Serbia është dënuar edhe me 4 mijë e 500 euro të tjera.