Zvicra barazon me Skocinë

Zvicra barazon me Skocinë

Sport June 19, 2024 - 22:54

Zvicra nuk ka mundur të luajë më shumë se baras ndaj Skocisë, në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.

 Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “RheinEnergie” përfundoi me rezultat 1-1.

Golin për Skocinë e shënoi lojtari i Zvicrës, Schar (autogol) në minutën e 13-të, ndërsa për barazimin u përkujdes mesfushori me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri që arriti të realizoi një super gol nga distanca (26’).

Me këtë barazim, Zvicra e sheh vetën në vendin e dytë me katër pikë kurse Skocia e treta me një pikë. /Zëri