Tifozi kroat e mbulon veturën me flamurin shqiptar [video]

Tifozi kroat e mbulon veturën me flamurin shqiptar [video]

Sport June 19, 2024 - 12:08

Kroacia do të luajë kundër Shqipërisë të mërkurën, në orën 15:00, në rundin e dytë të Kampionatit Evropian të Futbollit në Gjermani.

Në ndeshjen e parë Kroacia humbi 3:0 kundër Spanjës, ndërsa Shqipëria u mund 2:1 nga Italia, duke e bërë këtë ndeshje shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat në përpjekjen për ta kaluar grupin.

Ndërkohë, tifozët kroatë dhe shqiptarë po festojnë së bashku në Hamburg.

Madje, një tifoz kroat e ka mbuluar veturën e tij me flamurin shqiptar.

Po vërehet një miqësi e madhe mes tifozërive të dy vendeve, para fillimit të ndeshjes.