Mbyllet pjesa e parë baras mes Turqisë dhe Gjeorgjisë

Mbyllet pjesa e parë baras mes Turqisë dhe Gjeorgjisë

Sport June 18, 2024 - 18:48

Ka përfunduar pjesa e parë e lojës Turqi - Gjeorgji, në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat baras 1-1.

Fillimisht në epërsi kaloi Turqia përmes Muldurit në minutën e 25-të, teksa barazimi nga Gjeorgjia erdhi nga lojtari Mikautadze në minutën e 32-të.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Signal Iduna Park”. /Zëri