FC Ballkani fat në short të Ligës së Kampionëve, përballet me kampionin e Andorrës

FC Ballkani fat në short të Ligës së Kampionëve, përballet me kampionin e Andorrës

Sport June 18, 2024 - 14:19

Kampioni i Kosovës në futboll, FC Ballkani, ka mësuar kundërshtarin në rrethin e parë kualifikues në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kampionët në fuqi do të kenë punë të lehtë me kampionin e Andorrës, Santa Colomo, në rrethin e parë kualifikues.

Rundin e parë kualifikues portokallinjtë e nisin si vendas, për ta zhvilluar pastaj duelin e kthimit në Andorrë.

Në anën tjetër, edhe skuadrat tjera shqiptare kanë mësuar kundërshtarët e tyre, ku Egnatia do të përballet me Borac Banja Luka, me sfidën e parë që do të luhet në udhëtim dhe e kthimit në Shqipëri.

Struga, do të përballet me sllovakët e Slovan Bratislavës, me sfidën e parë që do të luhet në udhëtim dhe të kthimit në Maqedoninë e veriut.

Skuadra tjetër shqiptare, kampionia e Malit të Zi, Deçiç Tuzi, gjeti përballë uellsianët e The New Saints.

Ndeshjet e para të turit të parë eliminator do të zhvillohen më 9 dhe 10 korrik, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, më 16 dhe 17 korrik. /Zëri