Ndeshjet dhe të gjitha datat e sezonit 2024/25 në Premierlige, edicioni nis me një derbi në javën e parë

Ndeshjet dhe të gjitha datat e sezonit 2024/25 në Premierlige, edicioni nis me një derbi në javën e parë

Sport June 18, 2024 - 10:53

Numërimi mbrapsht për sezonin 2024/25 të Premierkigës veçse ka filluar tashmë, pas publikimit të listës së ndeshjeve të sezonit të ri.

Xhiroja e parë e sezonit të ri në Premierligë fillon të premten, më 16 gusht, ku Manchester United pret Fulhamin në Old Trafford.

Kampioni në fuqi, Manchester City, përballet me një ndeshje jashtë fushe kundër Chelseat të dielën, më 18 gusht, teksa do të përpiqen për fillojnë luftën për titullin e pestë radhazi.

Nënkampioni e sezonit të kaluar Arsenali hapin sezonin në Emirates Stadium kundër Wolves.

Duke u kthyer drejt skuadrave të promovuara, Ipswich bën rikthimin në Ligën Premier pas 22 vitesh me një ndeshje në shtëpi ndaj Liverpoolit në mesditën e së shtunës, 17 gusht.

Leicester City do të përballet me Tottenhamin në shtëpi dhe Southampton do të luajë në udhëtim te Newcastle.

Edicioni 2024/25 do të përbëhet nga 33 xhiro vikendi, katër raunde të mesjavës dhe një raund “Pushimi Bankar”, ndërsa pushimi i messezonit është hequr.

Dita e fundit e sezonit është më 25 maj me të 20 skuadrat që luajnë njëkohësisht, siç është bërë traditë.

Ndeshjet e xhiros së parë në Ligën Premier:

E premte, 16 gusht

Manchester United vs Fulham

E shtunë, 17 gusht

Ipswich Town vs Liverpool

Arsenal vs Wolves

Everton vs Brighton

Neëcastle United vs Southampton

Nottingham Forest vs Bournemouth

West Ham United vs Aston Villa

E diel, 18 gusht

Brentford vs Crystal Palace

Chelsea vs Manchester City

E hënë, 19 gusht

Leicester City vs Tottenham Hotspur. /Telegrafi