
Sot zhvillohen vetëm dy ndeshje të grupeve në “Euro 2024”
Sot (e martë) janë në orar për t’u zhvilluar vetëm dy ndeshje në kuadër të grupeve në "Euro 2024" dhe jo tri si në ditën e kaluara.
Pas kompletimit të ndeshjeve të para nga pesë grupet e para, tashmë radhën e ka grupi i fundit, Grupi F.
Ky grup do t’i zhvillojë të dyja ndeshjet gjatë ditës së sotme, ku orari prej orës 15:00 nuk do të "ekzistojë".
ë Türkiye vs Georgia ë
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 18, 2024
ë Portugal vs Czechia ë
Which teams are winning today? ë@bookingcom | #EUROfixtures pic.twitter.com/NTs7k1IcNx
Ndeshja e parë e ditës do të jetë ajo në mes të Turqisë dhe Gjeorgjisë, e cila do të luhet në "Signal Iduna Park" të Dortmundit, nga ora 18:00.
Në ndeshjen e dytë do të luajnë Portugalia me Çekinë, takim i cili do të zhvillohet nga ora 21:00 në "Red Bull Arena" të Leipzigut.