Sllovakia befason Belgjikën, mposht minimalisht

Sllovakia befason Belgjikën, mposht minimalisht

Sport June 17, 2024 - 19:58

Sllovakia ka arritur ta befasojë Belgjikën duke e mposhtur minimalisht, në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Deutsche Bank Park” përfundoi me rezultat 0-1.

Golin e fitores për sllovakët arriti ta shënojë Schranz në minutën e shtatë të lojës.

Në anën tjetër, belgët arritën të shënojnë dy gola përmes Lukakut, mirëpo ato u anuluan nga VAR-i.

Kësisoj, deri në fund nuk pati më gola dhe ndeshja përfundoi me rezultat 0-1.

Tani, Sllovakia është e dyta me tri pikë, Belgjika e treta me 0 sosh. /Zëri