Ua theu shpagetat para syve italianëve, flet tifozi shqiptar

Ua theu shpagetat para syve italianëve, flet tifozi shqiptar

Sport June 17, 2024 - 09:24

Tifozi shqiptar që ua theu shpagetat tifozëve italianë gjatë ditës së shtunë, disa ora para se të zhvillohej ndeshja Itali – Shqipëri, ka folur dhe ka treguar si ka rrjedhur ngjarja.

Ai tha se ideja ishte diçka spontane dhe se kishte kohë që i kishte mbetur në kokë, që italianët fyhen nëse ua thyen shpagetat.

@dailymail Footage shows Albania fans breaking spaghetti in front of Italian fans ahead of the Euros 2024 clash this evening. As underdogs Albania prepared to face reigning Euros champions Italy thousands of fans from both nations have made the journey to the west German city to watch their teams first games of the tournament. In the hours before kickoff, fans were seen taunting and jibing at each other in the streets of Dortmund. Italy had the last laugh, however, ultimately winning the match 2-1. Follow @Daily Mail Sport for more content from the tournament. #euro2024 #sport #soccer ë original sound - Daily Mail

“E kam motrën, në Itali banon. Në Milano kur kam qenë, një plakë me patë thënë se ne i kemi shpagetat simbol, italian ajo, e më pati mbetur në kokë kjo. Më tha se i përpunojmë mirë, e ju i hani të ngrira, ne i përdorim vet, më tha se kush na nguc në shpageta hidhërohemi shumë”, tha ai për Klan Kosova.

“Ideja ishte spontane, hyra në dyqan me ble ushqim, hyra me motrën dhe i thashë më duhet dhe në paket shpageta, tha kam në shtëpi çka po të vyejnë? I thash se më vyejnë. I kam mbajtur ato shpageta për tri orë, i provokojsha italianët, ata nuk reagojshin, por erdhi momenti kur i provokova ashtu dhe ata u ulën në gjunjë, e thash ja tani ja kurrë”, u shpreh tifozi.

“Ky është sporti taman, jo me u përla tifozat ndërmjet vete, në fund u ulëm dhe pimë nga një birrë bashkë me italianët, krejt në rregull, bile njëri tha se është arbëreshë, njëri më i shëndoshë që shihet dhe në kamerë”.

“Ishte fantazi, jo me u prek e me marr kry e me u përla, ishte spontane”.