![UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë](/uploads/zeri.info/images/2024/June/16/auto_277e61be-e600-4d3e-9acf-37a15a3ed825-780x4391718558994.jpeg)
UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë
Sport
June 16, 2024 - 19:29
UEFA ka nisur procedurë disiplinore ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit pas incidenteve që ndodhën në ndeshjen ndaj Italisë, të shtunën mbrëma.
Procedura është hapur për hyrjen e një tifozi në fushë dhe hedhje të objekteve gjatë ndeshjes ku Shqipëria humbi 2-1 nga Italia.
UEFA ka njoftuar se ndaj FSHF-së është iniciuar procedurë edhe për fishekzjarrët që ndezën tifozët e Shqipërisë si dhe për “shfaqjen e mesazhit provokues, të papërshtatshëm për ngjarje sportive”.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2024/June/16/auto_0A9A8174_Original-2048x1365-1-1536x10241718558997.jpeg)
UEFA nuk ka dhënë më shumë detaje se për cilin mesazh bëhet fjalë dhe me rastin do të merret Komisioni Disiplinor i UEFA-s, që do të marr vendimin.
Rreth 50 mijë tifozë shqiptarë ishin në ndeshjen ndaj Italisë, duke dominuar në tribuna. /Telegrafi/