Me golin ndaj Italisë, Nedim Bajrami futet në histori të Kampionateve Evropiane

Me golin ndaj Italisë, Nedim Bajrami futet në histori të Kampionateve Evropiane

Sport June 15, 2024 - 22:25

Shqipëria ishte e para që kaloi në epërsi ndaj Italisë, me golin e shënuar nga Nedim Bajrami që në minutën e parë.

Në aksionin e parë, Shqipëria arriti që të shënojë pasi gabimit të Federico Dimarcos dhe Antonio Bastonit, ku Bajrami pranoi topin në zonë dhe shënoi për 1-0.

Goli u shënua në sekondën e 23-të nga Bajrami, që është goli më i shpejtë në histori të Kampionateve Evropiane.

Bajrami ka thyer rekordin për golin më të shpejtë ndonjëherë që e mbante Dmitri Kirichenko prej 67 sekondash, të vendosur në ndeshjen Rusi – Greqi në vitin 2004.

Goli i Bajramit është vetëm lojtari i dytë që shënon Shqipëria në një turne ndërkombëtar. /Telegrafi/