Notat e lojtarëve: Hungari 1-3 Zvicër, Xhaka dhe Aebischeri më të mirët

Notat e lojtarëve: Hungari 1-3 Zvicër, Xhaka dhe Aebischeri më të mirët

Sport June 15, 2024 - 17:38

Zvicra ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen e parë të kampionatit evropian “Euro 2024”.

“Helvetikët” mposhtën kombëtaren e Hungarisë me rezultat 3-1 në stadiumin “RheinEnergie”.

Golat për skuadrën e zvicerane i shënuan Duah (12’) dhe Aebischer (45’)dhe Embolo (90+3’), kurse për Hungarinë realizoi Varga (66’).

 

Granit Xhaka ishte shqiptari i vetëm që u paraqit në këtë takim, duke luajtur tërë kohën.

Xherdan Shaqiri e Ardon Jashari mbetën në stol.

Në këtë sfidë, më të mirët ishin Aebischer që mori notën 8.4, dhe mesfushori me prejardhje kosovare, Granit Xhaka 8.1.

 

Dominik Szoboszlai me notën 8.0 ishte më i miri te Hungaria, ndërsa Milos Kerkez doli të jetë më i dobëti.

Me këtë fitore, Zvicra është e dyta me tri pikë, kurse Hungaria e treta me 0 sosh. /Zëri

Vlerësimet e të gjithë lojtarëve:

Zvicra:

Image

Hungaria:

Image