Gjermania fiton thellë ndaj Skocisë

Gjermania fiton thellë ndaj Skocisë

Sport June 14, 2024 - 23:01

Gjermania ka arritur të shënojë fitore të thellë në ndeshjen e parë, në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Gjermanët triumfuan me rezultat 5-1 ndaj Skocisë, në stadiumin “Allianz Arena”.

Golat u shënuan nga Florian Wirtz (10’), Musiala (19’), Havertz (45+1’), Fullkrug 68’) dhe Can (90+3’), kurse golin e nderit të Skocisë e realizoi Rudigeri (autogol).

Gjermania tani ka tri pikë si lider i grupit A, kurse Skocia e fundit me 0 sosh. /Zëri