Wirtzi shënon golin e parë të Kampionatit Evropian 2024, Gjermania në avantazh ndaj Skocisë

Wirtzi shënon golin e parë të Kampionatit Evropian 2024, Gjermania në avantazh ndaj Skocisë

Sport June 14, 2024 - 21:27

Gjermania ka kaluar në avantazh në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian 2024 ndaj Skocisë e cila po zhvillohet në qytetin e Mynihut në “Allianz Arena”.

“Die Mannschaft” shënoi në minutën e 10-të të takimit me anë të Florian Wirtz i cili një aksion mjaft të bukur të Gjermanisë e finalizoi me gol për rezultatin 1-0.

Bazuar në lojën e Gjermanisë ky nuk pritet të jetë goli i vetëm në këtë takim, pasi që me këtë ritëm të lojës do të ketë një spektakël sonte.