Pak orë para nisjes së “Euro 2024”, ministrat kosovarë i mposhtin diplomatët në ndeshje miqësore

Pak orë para nisjes së “Euro 2024”, ministrat kosovarë i mposhtin diplomatët në ndeshje miqësore

Sport June 14, 2024 - 19:18

Pak orë para nisjes së Kampionatit Evropian, diplomatë që shërbejnë në Kosovë kanë zhvilluar një ndeshje miqësore me ministra të qeverisë kosovare.

Siç shkruan ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, këtë herë ndeshjen fatkeqësisht e humbën.

“Duke u ngrohur për Euro2024, Trupi Diplomatik u angazhua në një ndeshje miqësore me Qeverinë kosovare(dhe humbi fatkeqësisht) Mjeshtëri e shkëlqyer sportive në fushë me shumë ambasadorë dhe ministra që shkelin topin. Vitin tjetër, ne do të fitojmë”, shkroi Rohde në rrjetin e tij social në X.

Në lidhje me këtë ngjarje ka shkruar edhe ambasadori i BE-së në Kosvoë, Tomas Szunyog, i cili potencoi se kjo përballje u dha një frymë pozitive për t’u bërë gati për Euro 2024.

Ai falënderoi ambasadën e Suedisë dhe ambasadën e Shqipërisë në Kosovë për iniciativën.