
Zyrtare: Llapi konfirmon shitjen e Muhamet Hysenit tek AC Horsens
Sport
June 13, 2024 - 10:27
Llapi ka njoftuar edhe zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me klubin danez, AC Horsens, për shitjen e sulmuesit Muhamet Hyseni.
Hyseni ishte lojtari kryesor i Llapit këtë sezon, duke u shpallur edhe golashënuesit më i mirë në Albi Mall Superligën e Kosovës me 26 gola nga 34 ndeshje të luajtura.
Paraqitjet e tij të mira kanë bërë të Hyseni të bjerë në syrin e shumë skuadrave evropiane, por vetëm njëra ka arritur të fitojë garën për shërbimet e tij.
Bëhet fjalë për klubin danez, AC Horsens, i cili ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Hysenin dhe një gjë e tillë është konfirmuar nga faqja zyrtare e Llapit.