Leicester City kontakton ish-trajnerin e Chelseat, për ta zëvendësuar Marescan

Leicester City kontakton ish-trajnerin e Chelseat, për ta zëvendësuar Marescan

Sport June 12, 2024 - 15:32
Lajmet e fundit nga sporti

Leicester City ka kontaktuar me ish-trajnerin e Chelseat, Graham Potter, për të marrë postin e trajnerit, pasi pa Enzo Marescan të largohej për në “Stamford Bridge”.

Potteri është lidhur me punën e Foxes që kur Maresca u largua nga klubi për të zëvendësuar Mauricio Pochettinon në Chelsea. Dhe sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romanos thotë se fituesit e Kampionatit kanë hapur bisedimet me anglezin, teksa kërkojnë një trajner të ri për t’i udhëhequr ata në sezonin e tyre të parë në Premierligë.

Ish-trajneri i Brightonit dhe Swanseas, Potteri është një kandidat i fortë për Leicesterin dhe ka qenë i lidhur me klubet e Premierligës që kur u shkarkua nga Chelsea në prill të vitit të kaluar.

Megjithatë, ai nuk është i vetmi opsion që Leicesteri po e konsideron si zëvendësues të mundshëm të Marescas.

Klubi i King Power Stadium thuhet se ka zhvilluar gjithashtu bisedime me ish-trajnerin e Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer. /Zëri