Lorik Cana del me mesazh përkrahës për Kombëtaren për ndeshjen ndaj Italisë
Ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, u ka dhuruar mbështetje “kuqezinjve”, të cilët në vikend do të nisin aventurën në kampionatin evropian “Euro 2024”.
Cana, përmes një videoje në faqen e tij në Instagram, ka shprehur mbështetjen e tij për Kombëtaren, duke qenë prezent në ndeshjen e parë ndaj Italisë.
“Bashkëkombësve të mi përshëndetje. Mungon edhe pak kohë para një kapitulli historik të sportit dhe futbollit shqiptar, Kampionati Evropian 2024. Dhe, me plot krenari, elementi shqiptar do të jetë prezent për herën e dytë dhe me plot dëshirë dhe kënaqësi, unë si Lorik dhe të gjithë ish lojtarët e ekipit kombëtar do të jemi prezent për ta mbështetur ekipin tonë kombëtar në ndeshjen e parë kundër Italisë. Forca shqiptaria dhe sa më lartë”, ka thënë Cana.
Shqipëria do ta zhvillojë ndeshjen e parë të kampionatit evropian ndaj Italisë, të shtunën në orën 21:00. /Zëri