Carragheri flet për Grupin B ku ndodhet Shqipëria, parashikon një befasi të madhe
Kanë mbetur edhe pak ditë deri në fillim të kampionatit evropian “Euro 2024”.
Sigurisht që gjithë shqiptarëve u intereson Grupi B, aty ku bën pjesë Kombëtarja e Shqipërisë së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.
Legjenda angleze e futbollit, Jamie Carragher ka folur për këtë grup, ku ka parashikuar një befasi të madhe.
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit e ka renditur në pozitën e fundit Shqipërinë, derisa befasia është se Italinë e sheh duke u eliminuar nga faza e grupeve edhe pse janë kampionët në fuqi të Evropës.
“Grupi më i bukur dhe ekuilibruar është ai i Spanjës, Kroacisë dhe Italisë. Gjithçka do të vendoset në ndeshjet e fundit. Gjithsesi, unë mendoj se në fund do të kualifikohen Spanja si vend i parë dhe Kroacia si e dytë”, tha Carragheri.
“Kroatët kanë në ekip një nga futbollistët më të mirë në histori: Luka Modriq. Italia do të renditet e treta dhe Shqipëria e fundit. Kam idenë që italianët nuk do të kualifikohen si vend i tretë, ata do të mbeten në grup”.
“Skuadra e Spallettit do të grumbullojë pak pikë, sepse janë pjesë e një grupi shumë të vështirë”, deklaroi Carragheri. /Telegrafi