Zyrtare: Kastriot Rapuca, lojtar i ri i Dritës

Zyrtare: Kastriot Rapuca, lojtar i ri i Dritës

Sport June 11, 2024 - 18:23

Drita ka njoftuar se është përforcuar në repartin e mbrojtjes, ku ka transferuar një mbrojtës të krahut të djathtë.

Bëhet fjalë për futbollistin, Kastriot Rapuca, përcjell “Zëri”.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi gjilanas përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Rapuca është ardhja e parë e këtij afati kalimtarë për Dritën.

Rapuca ka nënshkruar kontratë dy vjeqare me Dritën, ku do të jetë pjesë deri në qershor 2026. /Zëri

Postimi i plotë:

Mirë se vjen Kastriot Rapuca 

Kemi knaqësin të ju njoftojmë me lojtarin tonë më të ri, mbrojtësin e krahut të djatht Kastriot Rapuca i cili është  ardhja jonë e parë e këtij afati kalimtarë. 

Rapuca do të jetë një forcë shtesë në repartin defanziv dhe një konkurent i fortë nën drejtimin e trenerit Zekrija Ramadani.

Rapuca në tre sezonet e fundit ka qenë pjesë e superligës së kosovës me ekipe si Ulpiana, Malisheva dhe së fundmi me ekipin e Fushë Kosovës.

Rapuca ka nënshkruar kontratë dy vjeqare dhe do të jemi së bashku deri në qershor 2026.

Paq fat Kastriot.