Thiago Motta pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Juventusin
Thiago Motta është gati t’i bashkohet Juventusit me një kontratë trivjeçare, pas largimit të tij nga Bologna.
Ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së është momentalisht në Portugali, dhe të martën pritet të vë firmën në kontratë me Juventusin, që e mbanë atë në klub deri në vitin 2027.
Lexo Edhe:
Nema više kukanja zbog proširenih vena: Olakšanje bez noëa
Izgleda i oseëa se kao pravi zubi: Pogledajte cenu!
Në momentin që këto formalitete do të kryhen, ai edhe do të prezantohet ai trajner i “Zonjës së Vjetër”.
Motta ishte faktori kyç që Bologna siguroi vendin e pestë, dhe rrjedhimisht edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Mirëpo, 41-vjeçari vendosi të mos e vazhdojë qëndrimin e tij te Bologna.
“Bardhezinjtë” i ndanë rrugët me Massimiliano Allegrin pas finales së Kupës së Italisë, pasi ky i fundit tregoi sjellje të keqe në drejtim të gjyqtarëve gjatë asaj ndeshje.
Gjigantët e Serie A po synojnë të përmirësojnë skuadrën për sezonin e ardhshëm, duke u adaptuar në filozofinë e Mottas, që ka të bëj me posedimin e topit dhe presionit lartë në fushë.