![Pas pushimit të dielën, Kuqezinjtë do t’i nisin përgatitjet për Italinë me dy seanca stërvitore në ditë](/uploads/zeri.info/images/2024/June/10/auto_Kaiserau_kamen_kampi_baze_shqiperia_euro_2024-780x4391718000659.jpeg)
Pas pushimit të dielën, Kuqezinjtë do t’i nisin përgatitjet për Italinë me dy seanca stërvitore në ditë
Kombëtarja shqiptare do të rinisë të hënën (sot) përgatitjet për ndeshjen e parë të Grupit B në Euro 2024 ndaj Italisë, që do të luhet në stadiumin e Dortmundit më 15 qershor, në orën 21:00.
Pas një dite pushim, kuqezinjtë do të zhvillojnë dy seanca stërvitore në kampin bazë të Shqipërisë në Kaiserau.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se seanca e parë e të hënës do të nisë në ora 11:00 dhe do të jetë e hapur 15 minutat e para për median, ndërsa seanca e dytë do të startojë në ora 17:00 dhe do të jetë gjithashtu e hapur për median.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2024/June/10/auto_Kaiserau_kamen_kampi_baze_shqiperia_euro_2024_11718000662.jpeg)
Sakaq, do të kemi dhe në konferencë për median nesër me një nga futbollistët kuqezi, i cili do të jetë në komunikimin e përditshëm duke nisur nga ora 13:45.
Konferencën mund ta ndiqni në faqen zyrtare të FSHF në Youtube, teksa gazetarët do të mund ta ndjekin dhe të drejtojnë pyetje online në kanalin e dedikuar në Microsoft Teams.