Zyrtare: Jean-Michel Cavalli, trajner i ri i FC Prishtinës

Zyrtare: Jean-Michel Cavalli, trajner i ri i FC Prishtinës

Sport June 09, 2024 - 13:27

FC Prishtina ka njoftuar se Jean - Michel Cavalli është emëruar trajneri i skuadrës kryeqytetase.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Cavalli do të jetë në krye të Prishtinës për ediconin 2024/25. /Zëri

Postimi i plotë: 

Bienvenu, Monsieur!

FC Prishtina dhe kryetrajneri, Jean-Michel Cavalli kanë arritur akordin për t’i prirë skuadrës në edicionin 2024/25

Francezi 66-vjeçar i lindur në Korsikë të Francës, ish-futbollist për shumë vite i korsikanëve të GFC Ajaccio, ka karrierë të rryer prej trajneri. Ka udhëhequr skuadra në tre kontinente, ndër tjera, klubet e njohura franceze, Lille, RC Paris, US Creteil, Ajaccio, Ionikos Greqi, Al-Nassr nga Arabia Saudite, klubet më të njohura të Afrikës veriore si Wydad Kasablanka në Maroko, Alger e Oran në Alergji, Al Hilal në Egjipt, ndërsa ka udhëhequr edhe dy Kombëtare afrikane, Algjerinë dhe Niger

“E njoh futbollin e Kosovës, sepse i kam parë ndeshjet e Kombëtares nga koha kur ekipin e udhëhiqte shoku im shumë i ngushtë, Alain Giresse. Puna e trajnerit e ka këtë, lëvizjet e shumta, dje isha në Francë, sot në Kosovë, nesër diku tjetër. Futbolli në Kosovë është në ngjitje dhe tani jam këtu në Kosovë, te emri më i madh futbollit, FC Prishtina, e cila ka stadium të bukur, ka tifozë të shumtë të zëshëm dhe emri saj ka jehuar larg nëpër ndeshje të shumta të garave ndërkombëtare. Klubi ka një president që punon shumë, tepër ambicioz dhe nga oferta u binda të rikthehem sërish në Evropë dhe së bashku synojmë kreun dhe daljen në Evropë”.

Image