Real Madridi arrin marrëveshje me Florian Wirtz për kushtet personale
Afati kalimtar veror i 2024 nuk do të hapet deri në fillim të korrikut, por kjo nuk e ka ndaluar Real Madridin që të punojë për objektivin e tyre kryesor të 2025.
Hapat e parë janë bërë drejt arritjes së një marrëveshjeje për transferimin e yllit gjerman Florian Wirtz nga Bayer Leverkuseni.
Sipas gazetës spanjolle Marca, dy marrëveshje tashmë janë arritur mes Real Madridit, Leverkusenit dhe Wirtz.
E para është mes të dyja klubeve sipas së cilës mesfushori gjerman nuk do të largohet nga “Aspirinat” këtë verë.
E dyta është mes Real Madridit dhe Wirtz, pasi palët duket se janë pajtuar në lidhje me kushtet personale për një transferim në 2025.
Ideja është që 21-vjeçari të luajë në rolin që Jude Bellingham u paraqit sezonin e kaluar, me reprezentuesin anglez që do të vendosej në një pozicion më të thellë.
Transferimi i Wirtz do të ishte një lëvizje fenomenale për Real Madridin, ani pse nuk do të ishte një operacion i lirë.
Raportimet sugjerojnë se një marrëveshje me Leverkusenin mund të arrihet në regjionin e 150 milionë eurove, ani pse paratë duket se nuk janë një problem për Florentino Perezin./Telegrafi/