Zbulohen fanellat më të shitura të Barcelonës
Dy adoleshentët, Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi gjenden në top treshen e fanellave më të shitura të Barcelonës për muajin maj të këtij viti.
Vetëm pesë muaj më parë, Pau Cubarsi bëri debutimin e tij për ekipin e parë të Barcelonës dhe shpejt fitoi një fanellë titullari thuajse në çdo ndeshje.
Adoleshenti vështirë se mund ta imagjinonte se deri në qershor, fanella e tij do të ishte ndër më të shiturat në klub, por ky është realiteti i tij tani.
Sipas mediave në Kataluni, mbrojtësi 17-vjeçar nga La Masia aktualisht renditet i treti në listën e fanellave më të shitura të Blaugranave.
Përveç Cubarsit, shoku i tij i fëmijërisë Lamine Yamal gjithashtu mban një vend në tre fanellat më të shitura.
Yamal, si ylli i ardhshëm i Barcelonës ka siguruar pozitën numër një për fanellat e shitura deri në maj, ndërsa fanella e Robert Lewandowskit është e dyta. /Telegrafi/