Para “Euro 2024”, Strakosha: S’dorëzohemi, kemi shpirtin shqiptar

Para “Euro 2024”, Strakosha: S’dorëzohemi, kemi shpirtin shqiptar

Sport June 07, 2024 - 21:53

Shqipëria ka arritur të shënojë fitore të thellë në ndeshjen miqësore ndaj Azerbajxhanit.

Ndeshja e zhvilluar në Hungari përfundoi me rezultat 3-1.

Golashënuesit ishin Nedim Bajrami (12’), Rey Manaj (81’) dhe Ernest Laçi (88’), kurse për skuadrën mysafire realizoi Gurbanli (90+1’).

Pas ndeshjes ka folur Strakosha, ku tha se ka shpresë dhe nuk do të dorëzohemi kurrë.

“Jam mirë me shëndet, ndihem mirë. Të gjithë ndihemi mirë. U mbyll faza përgatitore, u duk pak lodhja, por fituam. Tani të përgatitemi për Italinë”.

“Euro 2024? I dimë mirë kualitetet e kundërshtarëve. Kam shumë besim tek ekipi. Të mbrojmë dhe sulmojmë të gjithë bashkë. E dimë që do të jetë shumë e vështirë të kualifikohemi. Por kemi shpresë, dëshirë dhe shpirtin shqiptar. Nuk dorëzohemi kurrë”.

“E kam thënë gjithmonë, rëndësi ka Kombëtarja. Kushdo që do të luajë do të jetë gati. E vendos trajneri kush luan. Jam shumë i lumtur që do të luaj për herë të parë në një Evropian. Dallohet nga buzëqeshja ime. Rëndësi ka të jemi gati, pastaj vendos trajneri”, ka thënë Strakosha.

Kësisoj, Shqipëria i mbyll miqësoret me fitore, përpara se t’ia nis aventurës së kampionatit evropian “Euro 2024”. /Zëri