Shqipëria fiton edhe në miqësoren e dytë, gati për “Euro 2024”
Sport
June 07, 2024 - 20:56
Shqipëria ka arritur të shënojë fitore të thellë në ndeshjen miqësore ndaj Azerbajxhanit.
Ndeshja e zhvilluar në Hungari përfundoi me rezultat 3-1.
Golashënuesit ishin Nedim Bajrami (12’), Rey Manaj (81’) dhe Ernest Laçi (88’), kurse për skuadrën mysafire realizoi Gurbanli (90+1’).
Kësisoj, Shqipëria i mbyll miqësoret me fitore, përpara se t’ia nis aventurës së kampionatit evropian “Euro 2024”. /Zëri