Kosova pëson humbje të thellë nga Norvegjia
Sport
June 05, 2024 - 20:57
Kosova ka pësuar humbje bindëse në ndeshjen miqësore me Norvegjinë.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Ullevaal” përfundoi me rezultat 3-0.
Golashënuesi i tri golave ishte Erling Haaland, duke realizuar kështu het-trik ndaj “Dardanëve”.
Kosova ishte më e mirë në fillim të pjesës së dytë, sesa në atë të parën, ku ishte më dominuese dhe kërkuese e golit, mirëpo ishte pa konkretizim.
Kësisoj, ndeshja përfundoi me rezultat 3-0.
Kjo ishte ndeshja e vetme miqësore e Kosovës. /Zëri