Skuadra shqiptare nga Ulqini shkruan historinë, futet për herë të parë në Superligë

Skuadra shqiptare nga Ulqini shkruan historinë, futet për herë të parë në Superligë

Sport June 04, 2024 - 23:24

Skuadra shqiptare, Otrant nga Ulqini është futur për herë të parë në Superligën e Malit të Zi.

Në ndeshjen e playoffit ata luajtën kundër Mladost DG, ndeshja përfundojë me rezultat të barabartë 2:2, ku arritën ti grumbullonin pikët e nevojshme dhe të inkuadrohen në superligë.

I lumtur për këtë sukses u shpreh edhe kryetari i Ulqinit, Genci Nimanbegu.

Nimanbegu tha se për këtë sukses do t’ia dhurojë ekipit 40 mijë euro, duke shprehur përkrahje të vazhdueshme për skuadrën.