Kurti e Krasniqi mbjellin pemën olimpike
Foto: Laura Hasani

Kurti e Krasniqi mbjellin pemën olimpike

Sport June 04, 2024 - 14:56

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, për nderë të ditës ndërkombëtare të sportit, kanë mbjellë para ndërtesës së Qeverisë, pemën olimpike 2024.

Image

Kreu i ekzekutivit u ka uruar suksese përfaqësuesve të Republikës së Kosovës që do të marrin pjesë në lojërat olimpike që këtë vit mbahen në Paris, nga 26 korriku deri me 11 gusht.

Image

“Bashkë me kryetarin e Komunitetit Olimipik të Kosovës, Ismet Krasniqin, posa e mbollëm pemën këtu në oborrin e Qeverisë në prag të lojërave olimpike të ardhshme që do të mbahen në Paris nga data 26 korrik deri më datën 11 gusht, në të cilën Republika e Kosovës merr pjesë me 5 xhudistë dhe një boksiere. Iu urojmë suksese sa më të larta, kjo është pjesëmarrja e tretë në lojëra olimpike. Prej dy pjesëmarrjeve të mëhershme i kemi tri medalje dhe nëse i krahasojmë me popullsinë e shtetit tonë dhe nëse i krahasojmë, Kosova është një rast i cili nuk ka tjetër në mbarë globin”, ka thënë Kurti.

Image

Ndërkaq, kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi, falënderoi qeverinë, në veçanti, ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për përkrahjen e dhënë deri më tani.

Image

Image

Image

Image