UEFA zgjedh formacionin më të mirë të sezonit në Ligën e Kampionëve, ka befasi

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të sezonit në Ligën e Kampionëve, ka befasi

Sport June 03, 2024 - 16:48

Të shtunën e 1 qershorit u zhvillua finalja e Ligës së Kampionëve për sezonin 2023/2024 mes Borussia Dortmundit dhe Real Madridit.

Real Madridi arriti që ta fitojë këtë trofe për herë të 15-të në historinë e klubit pasi mposhtën gjermanët me rezultat 2-0 falë golave nga Dani Carvajal dhe Vinicius Junior.

Lojtari më i mirë i Ligës së Kampionëve u shpall Vinicius Junior, pasi shënoi tetë gola dhe dhuroi shtatë asistime gjatë kësaj gare.

Jude Bellingham në anën tjetër u shpall lojtari i ri më i mirë, pasi anglezi regjistroi tetë gola të shënuar dhe tetë asistime.

UEFA tashmë ka bërë të ditur edhe formacionin më të mirë të sezonit në Ligën e Kampionëve, aty ku dominojnë Dortmundi dhe Real Madridi me nga katër lojtarë.

Portier: Gregor Kobel

Mbrojtës: Dani Carvajal, Antonio Rudiger, Mats Hummels, Ian Maatsen

Mesfushorë: Vitinha, Marcel Sabitzer, Jude Bellingham

Sulmues: Phil Foden, Harry Kane, Vinicius Junior.

Si rikujtim, për triumfin në finalen e Ligës së Kampionëve, Real Madridi fitoi plotë 20 milionë euro nga UEFA. Në total, Florentino Perez dhe ekipi i tij ka fituar mbi 85 milionë euro gjatë kësaj gare.

Për më shumë, katër lojtarë të Real Madridit, Toni Kroos, Luka Modric, Nacho Fernandez dhe Dani Carvajal, e fituan për herë të gjashtë këtë trofe./Telegrafi/