Kosova U-19 publikon listën për dy ndeshjet miqësore ndaj Shqipërisë

Kosova U-19 publikon listën për dy ndeshjet miqësore ndaj Shqipërisë

Sport June 03, 2024 - 16:19

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U19, Adil Maliqi, ka publikuar listën e Dardanëve, të cilët janë përzgjedhur për ndeshjet e radhës në kuadër të ndeshjeve miqësore kundër Shqipërisë.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 6 qershor, në orën 18:00, ku Kosova do të përballet me Shqipërinë, në një sfidë që pritet të jetë emocionuese dhe konkurruese.

Ndeshja e dytë do të luhet më 8 qershor, në orën 10:00. Të dyja ndeshjet zhvillohen në stadiumin ‘Egnatia Arena’ në Rogozhinë.

Diçka që vlen të theksohet është se shtatë nga lojtarët e ftuar për këto dy ndeshje miqësore luajnë në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen jashtë vendit.

Ky do të jetë grumbullimi i parë i Kosovës U19 që prej se u mposhtën nga Sllovenia U19 në kaudër të ‘Elite Round’ aty ku “Dardanët” e rinj ishin pozicionuar në pozitën e tretë me tri pikë të grumbulluara.

Image