Punë e kryer, Hansi Flick nesër firmos me Barcelonën

Punë e kryer, Hansi Flick nesër firmos me Barcelonën

Sport May 28, 2024 - 22:01

Trajneri gjerman Hansi Flick, gjatë kësaj të mërkure do e vendos firmën në kontratën për t’u bërë trajner i Barcelonës.

Kështu të paktën raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili thotë se gjithçka është e kryer dhe mbetet vetëm zyrtarizimi.

Barcelona ka mbetur pa trajner pas shkarkimit të Xavit me efekt të menjëhershëm, ani se javë më parë u tha nga dy anët se do vazhdonin bashkëpunimin.

Shkarkimi i tij u bë shkaku i disa deklaratave që ai tha pas ndeshjes me Almerinë, që klubi ka probleme financiare.

Ndryshe, Flick në zejen e trajnerit më së shumti u veçua te Bayerni, duke fituar tripletën në vitin 2020 – Bundesligan, Ligën e Kampionëve, Kupën e Gjermanisë.

Ai ishte përzgjedhës edhe i kombëtares së Gjermanisë.