Ballkani fiton për herë të parë Kupën e Kosovës

Ballkani fiton për herë të parë Kupën e Kosovës

Sport May 22, 2024 - 18:07

Ballkani ka fituar për herë të parë në histori të klubit Kupën e Kosovës.

Suharekasit mposhtën përmes penalltive Prishtinën, në finalen e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Pas 120 minutave lojë, rezultati në kohën e rregullt ishte 2:2.

Për skuadrën e udhëhequr nga Ilir Daja realizuan Walid Hamidi dhe Meriton Korenica, teksa për mysafirët dy golat i shënoi Albin Krasniqi./tvdukagjini