Arteta tregon dy ndeshjet kryesore këtë sezon që i kushtuan Arsenalit humbjen e titullit

Arteta tregon dy ndeshjet kryesore këtë sezon që i kushtuan Arsenalit humbjen e titullit

Sport May 21, 2024 - 19:50

Tashmë edhe zyrtarisht, Manchester City është shpallur kampion i Ligës Premier për sezonin 2023/2024, duke arritur që titullin ta sigurojë vetëm në xhiron e fundit.

Dita e diel ishte një maratonë ndeshjesh në Ligën Premier, por të gjithë sytë ishin tek ndeshja mes Arsenalit dhe Evertonit dhe Manchester Cityt dhe West Hamit respektivisht.

 

Dallimi mes dy ekipeve ishte vetëm një pikë dhe Arsenali për të fituar titullin kishte nevojë që të fitonte tri pikë ndaj Evertonit, por gjithashtu edhe City të ndalej me barazim ose eventualisht të pësonte humbje ndaj West Hamit.

‘Topçinjtë’ kryen detyrën e tyre duke mposhtur Evertonin, por edhe ‘Qytetarët’ e bën të njëjtën gjë duke triumfuar me shifrat 3-1 ndaj West Hamit dhe duke u shpallur kështu kampion në Angli për herë të katërt radhazi.

Në një konferencë për media, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka shpjeguar dy ndeshjet kryesore që i kushtuan atyre me titull këtë sezon.

"Pa dyshim humbja ndaj Aston Villës në shtëpi (2-0). Në pjesën e parë rezultati duhet të kishte qenë 4-0. Ndoshta situata do të kishte qenë më ndryshe”.

Arteta gjithashtu përmendi edhe fitoren e diskutueshme të Manchester Cityt me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Tottenhamit si java që i vendosi ata në krye të tabelës.

“Çfarë ndodhi të martën e kaluar, ndoshta ne mund të ishim kampionë. Dallimi ishte shumë, shumë i vogël”.

“Këto janë merita që ekipi duhet t’i marrë. Ne po bëjmë më të mirën ndaj ekipit më të mirë në histori të Ligës Premier”, përfundoi Arteta./Telegrafi/