Kroacia publikon listën preliminare prej 35 lojtarëve për “Euro 2024”

Kroacia publikon listën preliminare prej 35 lojtarëve për “Euro 2024”

Sport May 20, 2024 - 14:23

Përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Daliq, ka publikuar sot (e hënë) listën preliminare të lojtarëve te të cilët llogarit për Kampionatin Evropian 2024, që do të zhvillohet në Gjermani.

Kroacia gjendet në Grupin B së bashku me Shqipërinë, Spanjën dhe Italinë.

Në listën e publikuar nga Dalici nuk mungojnë emrat si Modriq, Kovaçiq, Brozoviq, Perisiq, Kramariq, Gvardiol dhe Vida.

Ndeshjen e parë kroatët do ta luajnë më datë 15 qershor, në orën 18:00, ndaj Spanjës në qytetin e Berlinit.

Në ndeshjen e dytë më 19 qershor Kroacia do të luajë kundër Shqipërisë në “Volksparkstadion” të Hamburgut.

Ndërkohë ndeshjen që do ta mbyllë fazën e grupeve më 24 qershor, të besuarit e Zlatko Daliq do ta luajnë ndaj Italisë, me fillim nga ora 21:00 në “Red Bull Arena” të Leipzigut.

Trajnerët e kombëtareve pjesëmarrëse në “Euro 2024” duhet ta dërgojnë në UEFA listën përfundimtare me 26 futbollistë të ftuar brenda datës 7 qershor.

Kujtojmë që “Euro 2024” do të luhet nga 14 qershori deri më 14 korrik, ndërsa finalja do të zhvillohet në qytetin e Berlinit.

Lista e Kroacisë:

Portierë: Livakoviq, Ivusiq, Labroviq.

Mbrojtës: Vida, Gvardiol, Juranoviq, Sosa, Stanisiq, Sutalo J., Erliq, Pongraçiq.

Mesfushorë: Modriq, Kovaçiq, Brozoviq, Pasaliq, Vlasiq, Majer, Ivanusheq, Suçiq, Baturina.

Sulmues: Perishiq, Kramariq, Petkoviq, Pjaca, Budimir, Pasaliq Marco.

Lista rezervë: Barisiq, Qaleta-Car, Jakic, Kotarski, Fruk, Ljubiçiq, Matanoviq, Sigur, Petar Suçiq. /Telegrafi

Image