Rrahmani protagonist me gol në barazimin e Napolit ndaj Fiorentinës
Sport
May 17, 2024 - 22:54
Skuadra e Napolit ka luajtur baras 2:2 përballë Fiorentinas në kuadër të xhiros së 37-të në Serie A.
Protagonist në këtë përballje ishte Amir Rrahmani për napolitanët, i cili realizoi njëri nga dy golat e ekipit të tij.
Ishte pikërisht Rrahmani ai i cili i zhbllokoi shifrat që në minutën e tetë për 0:1.
Por, më pas, ekipi vendas realizoi dy herë radhazi. Fillimisht rezultatin e barazoi Biraghi në minutën e 40-të.
Ky rezultat zgjati vetëm dy minuta, pasi Fiorentinën në avantazh e kaloi Nzola.
Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 57-të, mysafirët barazuan shifrat me Kvaratskhelia për 2:2 dhe shifrat finale.
Kështu, Fiorentina tash ka 54 pikë e teta, dy më shumë se Napoli që është i nënti.