Casemiro dhe Antony këshillohen të largohen nga Man Utd këtë verë

Casemiro dhe Antony këshillohen të largohen nga Man Utd këtë verë

Sport May 17, 2024 - 22:38

Legjenda braziliane Rivaldo ka këshilluar Casemiron dhe Antonyn të Manchester Unitedi që të largohen këtë verë pasi ai beson se ata janë duke u kritikuar padrejtësisht.

Dyshja braziliane iu bashkua Manchester Unitedit në verën e vitit 2022 si një pjesë kryesore e planeve të Erik ten Hag për klubin. 

Megjithatë, dyshja nuk kanë arritur të bëjnë ndikimin e pritur dhe të dy kanë marrë shumë kritika për paraqitjet e tyre. 

Rivaldo tani ka thënë fjalën e tij dhe mendon se kritikat që dyshja kanë marrë janë të padrejta për shkak të vështirësive që ka përjetuar klubi nën drejtimin e holandezit.

Duke folur për “Betfair”, Rivaldo tha: “Unë ende them se anësori i Manchester United, Antony është një lojtar i madh. Ai tashmë ka luajtur në një Kupë Botërore për Brazilin dhe është ende i ri me shumë futboll për të luajtur. Ai aktualisht është në një klub që ka kaluar nëpër vështirësi, ka kohë që tani, kështu që për mendimin tim largimi nga Anglia mund të jetë mirë për të”.

“Të kalosh në një skuadër në Spanjë, Gjermani ose Itali mund të jetë thelbësore për përparimin e tij tani. Me aftësitë e tij dhe futbollin që ai mund të luajë, mendoj se ai do të përshtatej shumë mirë në çdo ekip të madh në Spanjë, për shembull. Mund të të jetë mirë që ai të shkojë në një klub ku ai mund të rikthehet të luajë rregullisht dhe të synojë të kthehet në ekipin brazilian, mbase në vitin 2026 ai mund të luajë në një Botëror tjetër”.

Rivaldo më pas vazhdoi të diskutojë Casemiron: “Siç u përmend, Manchester United nuk është klubi që ishte dikur. Klubi po kalon vështirësi dhe është e padrejtë që Casemiro kritikohet për këtë. I takon klubit të krijojë një skuadër e fortë dhe më pas varet nga të gjithë lojtarët që performojnë në mënyrë që ata të mund të konkurrojnë për tituj. Kam dëgjuar thashetheme se ai mund të shkojë në Arabinë Saudite, por nëse dëshiron të luajë në një Kupë Botërore, ai duhet të kthehet në Spanjë, ose të shkojë në Itali, dhe të konkurrojë në nivelin më të lartë sepse ai ka ende aftësitë e nevojshme. për atë”. /Zëri