Caktohet gjyqtari kryesor për finalen e Ligës së Kampionëve
Sport
May 15, 2024 - 09:59
Lajmet e fundit nga sporti
Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA, ka caktuar gjyqtarin kryesor në finalen e Ligës së Kampionëve.
Ndeshjen finale do ta drejtojë gjyqtari, Slavko Vinçiq.
Dortmundi dhe Real Madridi do të përballen mes vete në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”, në orën 21:00.
Kujtojmë se për të kaluar në finale Dortmundi mposhti PSG-në, kurse Real Madrid Bayern Munichun. /Zëri