Edhe Arsenali me Bayern Munichun në garë për Xavi Simonsin

Edhe Arsenali me Bayern Munichun në garë për Xavi Simonsin

Sport May 14, 2024 - 21:34

Arsenali dhe Bayerni i janë bashkuar garës për transferimin e Xavi Simonsit.

Lojtari i Paris Saint-Germainit ka shkëlqyer këtë sezon në fanellën e RB Leipzigut ku ishte në formë huazimi.

Ai është përfolur për një rikthim te ish-klubi i tij, Barcelona, sërish në formë të huazimit.

Mirëpo, për të tashmë duket se janë futur në garë edhe Arsenali dhe Bayern Muncheni.