“Teatri i vërshimeve”: Dalin pamjet shqetësuese se si zhveshtorja ku qëndronin lojtarët e Arsenalit u vërshua nga uji në “Old Trafford”

“Teatri i vërshimeve”: Dalin pamjet shqetësuese se si zhveshtorja ku qëndronin lojtarët e Arsenalit u vërshua nga uji në “Old Trafford”

Sport May 14, 2024 - 16:34

Manchester United luajti të dielën e javës së kaluar ndaj Arsenalit në kuadër të javës së 37-të në elitën e futbollit anglez.

Fitues i këtij takimi doli të ishte Arsenali që fitoi me rezultat minimal 1-0 falë golit të shënuar nga Leandro Trossard në minutën e 20-të.

Kjo ndeshje bëri që Unitedi të zhytet edhe më thellë në krizë, pasi ‘Djajtë e Kuq’ janë tashmë pa fitore në tri takimet e fundit në Ligën Premier.

Sidoqoftë, ajo që ka marrë vëmendjen tani janë kushtet e stadiumit ‘Old Trafford’ që ndryshe njihet edhe si “Teatri i Ëndrrave”, me disa pamje që janë bërë virale në internet dhe kanë shqetësuar tifozët.

Për shkak të reshjeve të mëdha atmosferike, dhe faktit që çatia e stadiumit nuk është rinovuar ende u pa se si uji i grumbulluar po rridhte në ulëset e stadiumit.

Por, për më keq, edhe zhveshtorja ku ishte ekipi i Arsenalit ishte e vërshuar nga uji që rridhte nga çatia e katit, duke bërë edhe më të rëndë gjendjen në “Old Trafford”. /Telegrafi/

https://rumble.com/v4uxxd0-arsenals-dressing-room-at-old-trafford-flooded.html