KFF Mitrovica, kampione e Superligës

KFF Mitrovica, kampione e Superligës

Sport May 12, 2024 - 17:28

KFF Mitrovica është kurorëzuar me titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në konkurrencën e femrave.

Ceremonia e dekorimit të kampionit u organizua nga Federata e Futbollit e Kosovës pas ndeshjes së javës së 20-të, ndërmjet Mitrovicës dhe Llapit, e cila u mbyll me fitoren bindëse të mitrovicasve, me rezultat 8:0.

Për KFF Mitrovicën ky është titulli i pestë i kampionit.

Kapitenja Kaltrina Biçkaj u shpreh e lumtur që e rikthyen titullin në qytetin e minatorëve.

“Jemi të lumtura pasi e kemi kthyer titullin aty ku e ka vendin. Ka qenë një kampionat jo i lehtë, ngase kishim dy vjet që nuk e kishim fituar titullin dhe kishim edhe ndërrim të stafit të trajnerëve. Mirëpo, kryesia na ka qëndruar afër dhe ne si grup kemi qenë kompakt. Tani do të fillojmë të mendojmë për garat në Ligën e Kampionëve, ku sigurisht do të kemi disa përforcime, pasi synojmë ta kalojmë fazën e grupeve”, tha Biqkaj.