Mbyllen pjesët e para në përballjet e Superligës, këto janë rezultatet
Foto:Laura Hasani

Mbyllen pjesët e para në përballjet e Superligës, këto janë rezultatet

Sport May 12, 2024 - 15:51

Kanë përfunduar pjesët e para në pesë ndeshjet e Albi Mall Superligës, të vlefshme për xhiron e 34-të.

Ballkani po udhëheq me rezultat 1-0 ndaj Fushë Kosovës. Golin e shënoi Walid Hamidi në minutën e 32-të.

Në epërsi është edhe Llapi ndaj Malishevës, ku golashënuesi ishte Ahmed Januzi (37’).

Pa gola janë dy ndeshjet Drita - Feronikeli dhe Dukagjini - Prishtina, kurse baras 1-1 është Liria - Gjilani. /Zëri