Përkundër që nuk shënoi apo asistoi, Messi e theu një rekord mbrëmë me Inter Miamin

Përkundër që nuk shënoi apo asistoi, Messi e theu një rekord mbrëmë me Inter Miamin

Sport May 12, 2024 - 12:09

Të pandalshëm është fjala që e definon ekipin e Inter Miamit deri më tani. Edhe një herë, ata u bënë kryetemë duke arritur një përmbysje 2:3 ndaj Montreal.

Edhe pse Lionel Messi nuk u përfshi direkt në trillerin pesë-golësh, argjentinasi e udhëhoqi ekipin e tij drejt një tjetër rekordi.

Me këtë fitore, Inter Miami ia doli të shkojë në pesë ndeshje radhazi me fitore, për herë të parë në histori të klubit.

Hera e fundit që Inter Miami e humbi një ndeshje ishte në cerekfinale të CONCACAF Ligës së Kampionëve.

Aktualisht, Inter Miami i prin renditjes në Konferencën Lindore me 27 pikë.