Man City fiton thellë në udhëtim te Fulhami
Sport
May 11, 2024 - 15:28
Manchester City ka arritur të fitojë me rezultat të thellë në udhëtim te Fulhami, në xhiron e 36-të të Premierligës.
Ndeshja përfundoi me rezultat 4-0 në stadiumin “Craven Cottage”.
Me dy gola të Gvradiolit dhe nga një të Fodenit e Alvarezit nga penalltia, City arriti të triumfoi ndaj skuadrës vendase.
Kësisoj, Citizens marrin kreun e tabelës përkohësisht ku grumbullojnë 85 pikë kurse Fulhami mbetet i 13-ti me 44 sosh. /Zëri