Ylli shpallet kampion i Ligës U-14 te meshkujt
Sport
May 03, 2024 - 13:09
Lajmet e fundit nga sporti
Golden Eagle Ylli është shpallur kampion i Ligës U-14 te meshkujt.
Në finale ka mundur Grapelandin me rezultat 77:60 dhe në edicionin e ardhshëm do të garojë në Superligën U-14.
Në finalen e parë therandasit kishin fituar 73:80, derisa në gjysmëfinale kishin eliminuar Sferën.
Edicionin e rregullt therandasit e kishin përfunduar me tetë fitore e dy humbje.
Kupën e ka ndarë basketbollisti i Kosovës dhe kapiteni i Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina. /Zëri