Beteja vendimtare mes Pejës dhe Yllit, të shtunën

Beteja vendimtare mes Pejës dhe Yllit, të shtunën

Sport May 03, 2024 - 12:19
Lajmet e fundit nga sporti

Të shtunën zhvillohet ndeshja e pestë dhe vendimtare mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit.

Skuadra që shënon fitore do t’i bashkohet Trepçës në finale të “Play-off”-it.

Seria gjysmëfinale është 2:2. Therandasit fituan dy ndeshjet e para, 84:87 dhe 92:86, por kampionët iu kundërpërgjigjën në dy sfidat e radhës, 98:86 dhe 80:81.

Sfida e së shtunës në Pejë do të vendosë për skuadrën që do të kualifikohet në finale. Pejanët kërkojnë finalen dhe të mbrojnë titullin e kampionit, kurse therandasit për të depërtuar në finale dhe për të rikthyer titullin e kampionit në Therandë.

Takimi pritet të jetë shumë interesant, ashtu si kanë qenë katër gjysmëfinalet e deritashme mes këtyre dy skuadrave. /Zëri

Gjysmëfinalja V

E shtunë:

19:00 Peja - Golden Eagle Ylli.