Kimmichi shikohet nga Barcelona si pasardhës i Busquetsit

Kimmichi shikohet nga Barcelona si pasardhës i Busquetsit

Sport May 03, 2024 - 10:26
Lajmet e fundit nga sporti

Barcelona është e vendosur të forcojë opsionet e saj në mesfushë për sezonin e ardhshëm dhe po synon Joshua Kimmichin e Bayern Munichut.

Sipas “Mundo Deportivo”, Xavi dhe Deco e shohin nënshkrimin e një mesfushori si një prioritet dhe po kërkojnë pasardhësin afatgjatë të legjendarit, Sergio Busquets.

Kimmichi shihet si opsioni ideal për të zëvendësuar Oriol Romeun, i cili ka pasur vështirësi që kur u bashkua nga Girona verën e kaluar. Gjermani ka qenë një shtyllë në skuadrën e Bayernit në vitet e fundit dhe krenohet me tetë tituj të Bundesligës me emrin e tij.

E ardhmja e Kimmichit me bavarezët ka qenë objekt debati për shumë muaj, kryesisht për faktin se marrëveshja e tij aktuale skadon në fund të sezonit të ardhshëm. Ende vetëm 29 vjeç, ai mund t’i ofronte Barçës edhe shumë vite të tjera futbolli cilësor dhe do të rreshtohej përkrah kolegut ndërkombëtar Ilkay Gundoganit në qendër të mesfushës. /Zëri