Pretendentët për titull me përballje të lehta
Foto: Laura Hasani

Pretendentët për titull me përballje të lehta

Sport May 03, 2024 - 10:06
Lajmet e fundit nga sporti

Albi Mall Superliga do të vazhdojë në fundjavë me xhiron e radhës (32), ku në program janë pesë ndeshje për t’u zhvilluar.

Kampioni dhe lideri aktual Ballkani do të ketë punë me Dukagjinin në Suharekë.

Portokallinjtë janë në krye të tabelës me 63 pikë, kurse Dukagjini renditet në vendin e gjashtë me 39 sosh.

Llapi e pret Feronikelin, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Skuadra e Tahir Batatinës është e dyta me 61 pikë, kurse “Nikli” ka 34 pikë në vendin e tetë.

Drita është nikoqire e Fushë-Kosovës në stadiumin e qytetit në Gjilan. Gjilanasit janë të tretit me 59 pikë, kurse Fushë-Kosova e parafundit me 20 sosh.

Liria - Prishtina dhe Malisheva – Gjilani janë dy ndeshjet e tjera në program.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen të dielën (5 maj), në orën 15:00. /Zëri