Gjysmëfinalet e dyta të Play-offit, në mesjavë
Mesjava do të sjellë përballjet e dyta gjysmëfinale të “Play-offit” në Prince Caffe Superligë.
Gara e sa vjen bëhet më interesante dhe vendimtare, ku katër skuadra luftojnë për titullin e kampionit.
Golden Eagle Ylli - Peja është sfida që zhvillohet të mërkurën mbrëma. Therandasit fituan ndeshjen e parë si mysafirë 84:87, në një takim me kthesa dhe tani Ylli acancon në serinë gjysmëfinale 1:0. Vendasit synojnë të ngritin epërsinë në 2:0 dhe të afrohen më shumë drejt finales, kurse kampionët të barazojnë serinë në 1:1 dhe të rikthejnë epërsinë e terrenit vendas.
Dueli tjetër zhvillohet të enjten mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës. Duelin e parë e fituan mitrovicasit 87:81 dhe synojnë fitoren e dytë radhazi në gjysmëfinale, kurse prishtinasit synojnë të barazojnë serinë në 1:1.
Skuadrat që shënojnë tri fitore do të kualifikohen në finale, derisa për t’u shpallur kampionë nevojiten po ashtu tri fitore. /Zëri
Gjysmëfinalet 2:
E mërkurë
19:00, Golden Eagle Ylli - Peja
E enjte
19:00, Sigal Prishtina - Trepça.